Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Foto: Europol.

Albert Krasniqi Sqaron Skenaret për Specialen

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se Gjykata Kushtetuese vështirë se do të japë një interpretim që do ta anulonte shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nëse këtë e bën Kuvendi bazuar në kërkesën e 43 deputetëve.

Analisti i çështjeve politike dhe monitoruesi i punëve të Kuvendit për disa vite, Albert Krasniqi tha për KALLXO.com se për shfuzimin e këtij ligji duhet shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, aq sa ka qenë edhe kërkesa për ta miratuar këtë ligj.

Sipas tij, nëse kjo çështje shkon për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit nuk mund ‘të bëjë shumë’ për shkak që shfuqizimi i ligjit i bënë të pazbatueshme dispozitat kushtetuese.

“Shfuqizimi i këtij ligji do të duhej të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese pasi që Kushtetuta ka paraparë themelimin e kësaj Gjykate. Megjithatë është e vështirë të ketë interpretim që do të anulonte shfuqizimin, dhe që në këto rrethana, shfuqzimi i ligjit i bënë të pazbatueshme dispozitat kushtetuese”, tha Krasniqi

Në lidhje me këtë çështje për KALLXO.com foli edhe ish kryetari i Gjykatë Kushtetuese Enver Hasani.

http://kallxo.com/enver-hasani-nuk-ndryshohet-ligji-per-specialen-pa-u-ndryshuar-baza-kushtetuese/