Alarm për Shpërthim në Metro të Nju Jorkut

Policia në Nju Jork është duke iu përgjigjur raporteve për një shpërthim të mundshëm në linjat e metrosë A, C dhe E pranë rrugës 42 dhe rrugën e 8 në Manhattan.

Brendan Ryan nga Policia e Nju Jorkut ka thënë që trenat po evakuohen.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po reagon ndaj raportit të shpërthimit pranë ‘Times Square’ dhe linjat e metrosë po evakuohen.

New York Newsday dhe New York Post raportuan se një shpërthim ndodhi në terminalin e autobusit. Sipas raporteve të shumta të mediave një person është arrestuar.

Kryebashkiaku Bill de Blasio shkroi në Twitter se ai po informohet për incidentin.