Ilustrim

Alarm për Ndryshimin e Deklaratave në Gjykimet për Fajdet

Rasti Kqirai njihet si njëri nga rastet më të mëdha të fajdeve në vend në gjykimin me shumë dëshmitarë prokurorja Merita Bina Rugova ka paralajmëruar se disa nga dëshmitarët kanë ndërruar deklaratat ndërsa një pjesë e tyre edhe kanë ikur nga vendi.

Ky është një problem i madh i cili mund të ndikojë në epilogun e këtij rasti.

Gjatë tërë këtij procesit familjarët kanë mohuar fajësinë duke pretenduar se janë të pafajshëm dhe nuk kanë gisht në këtë veprimtari. Të njëjtën e thotë edhe Azem Vllasi, mbojtës i të akuzuarit Tunë Kqiraj.

Sipas Vllasit, përfundimi i këtij procesi do ta dëshmojë të kundërtën e pretendimeve të prokurorisë.

“Duhet mu prit përfundimi i gjykimit sepse aktakuza është me shumë paragjykime, me pretendime që në fund të konfiskohet edhe pasuria kuptohet nëse vërtetohet me aktgjykim fuqi plotë se është krijuar me vepër penale”, tha Vllasi.

Siç raporton “Drejtësia në Kosovë”, një dëshmitar i një rasti tjpetër të fajdeve, Ibrahim Kazazi, ishte sulmuar një ditë para së të dëshmonte në gjykatore.

“Kam qenë duke punuar në lokal dhe kanë hyrë dy persona dhe me kanë plagosur. Nuk i kam njohur personat që më kanë sulmuar”, kishte deklaruar Kazazi.

Në anën tjetër, Hazir Berisha, zëdhenës i policisë në Prizren thekson së sulmuesit e Kazazit tash janë në paraburgim.

“Policia pak kohë pas sulmit ka arritur t’i paraburgosë dy persona që lidhen me sulmin ndaj tij dhe ka siguruar fakte të pamohueshme që sulmi ka të bëjë që viktima të zmbrapset dhe të mos dëshmojë për krejt ato çka i kanë ndodhur me grupin e fajdexhinjve”, thekson Berisha.

Kazazi kishte hedhur akuza për gjykatën e Prizrenit se e ka zgjatur rastin e tij mirëpo kryetari Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, po thotë se ky rast është zgjatur pa dëshirën e gjykatës.

“Ndonjëherë ndodh që nuk vjen dëshmitari e ndonjëherë nuk vjen i akuzuari dhe kemi pasë probleme të natyrave të ndryshme. Gjykata në këtë rast ka dhënë disa herë urdhërarreste qoftë për të akuzuarit qoftë për dëshmitarët”, tha Hoxha.

Emisionin e plotë për ndryshimin e dëshmive në rastet e fajdeve mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: