Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

I Akuzuari Sërish Nuk Sillet në Gjykatë

Mungesa e të akuzuarit, Kreshnik Haliti, bëri që seanca e shqyrtimit të dytë fillestar të shtyhet për një datë tjetër.

I akuzuar për vrasjen e Mentor Zekajt në Pejë, Kreshnik Haliti nuk u soll në Gjykatë nga Njësiti për Përcjelljen e të Burgosurve nga Burgu i Dubravës.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com gjyqtarja e rastit, Lumturije Muhaxheri.

Ajo tha se është njoftuar nga Njësitit për Përcjelljen e të Burgosurve në Dubrarë që për arsye objektive sot nuk mund ta sjellin të burgosurin Kreshnik Haliti në Gjykatën Themelore të Pejës.

Mungesa e të akuzuarit bëri që seanca e shqyrtimit të dytë fillestar të caktohet për më 22 dhjetor.

KALLXO.com raportoi edhe nga hera e kaluar kur i akuzuari nuk ishte sjellë në Gjykatë nga Njësiti për Përcjelljen e të Burgosurve.

http://kallxo.com/akuzuari-per-vrasje-nuk-sillet-ne-gjykate/

Në këtë proces gjyqësor Kreshnik Haliti akuzohet për vrasje të rëndë të Mentor Zekajt.

Mentor Zekaj u vra me armë zjarri pasditen e 6 marsit të këtij viti në lagjen “Fidanishte” të Pejës.

http://kallxo.com/nje-person-vrare-ne-peje/

KALLXO.com raporti edhe gjatë seancës së procedurës paraprake, ku Kreshnik Haliti, tani i akuzuar, u deklarua rreth incidentit që kishte ndodhur.

Haliti kishte shprehur keqardhje për atë se çfarë kishte ndodhur dhe tha se ditën kritike “kishte lindur për së dyti”.

http://kallxo.com/dyshuari-per-vrasjen-ne-peje-kam-lindur-per-se-dyti/

KALLXO.com kishte raportuar një ditë pas vrasjes e cila dyshohet te ketë ndodhur për motive të borxhit.