I Akuzuari- Prokurores: Retorikën si Zëdhënëse e Enver Hoxhës

I akuzuari për vepra që lidhen me terrorizëm, Flamur Gashi  në seancën fillestare para Gjykatës Themelore të Prishtinës, pasi dëgjoi leximin e aktakuzës nga prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Merita Bina-Rugova, pati një cilësim interesant për prokuroren.

Gashi i pyetur nga gjyqtari Hamdi Ibrahimi se a e kupton aktakuzën që e lexoi prokurorja Bina-Rugova, tha se retorika e prokurores ishte si e viteve të 60-ta.

“As nuk e kam kuptuar dhe as nuk dua ta kuptoj (aktakuzën), me ato shifra, me atë retorikë sikur me qenë në vitet e 60-ta, naj zëdhënëse e Enver Hoxhës”, u përgjigj Gashi.

Gashi më tej u deklarua se ndihet i pafajshëm për pretendimet e prokurorisë.

http://kallxo.com/deklarojne-pafajesine-te-akuzuarit-per-pergatitje-te-sulmeve-ndaj-izraeliteve/

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me rrjedhën e këtij gjykimi ku katër persona akuzohen për veprën penale kryerje e veprave terroriste, dy të tjerë akuzohen për përgatitje të veprave, një akuzohet për posedim të materieve plasëse, ndërsa dy të tjerë për armëmbajtje pa leje.

Avokatët dhe të akuzuarit e këtij rasti kanë 30 ditë kohë që të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj aktakuzës.