Akuzohet se Mori 1200 Euro për të Ofruar Punësim në KEK

Shemsija Verbovac, i akuzuari për marrje ryshfeti mungoi në seancën e nisjes së gjykimit ndaj tij, edhe pse ftesën për paraqitje në gjykatë e kishte pranuar në mënyrë të rregullt.

Kryetarja e trupit gjykues Suzana Çerkini teksa njoftoi shtyrjen e seancës për mungesë të të akuzuarit, tha se do të lëshohet urdhëresë për ta sjellë atë në mënyrë të detyruar në gjykatë.

Sipas aktakuzës, Shemsija Verbovac  në cilësinë e të punësuarit në shoqërinë aksionare “Ushqimi Shoqëror” në Obiliq gjatë vitit 2009 ka kërkuar dhe marrë në emër të ryshfetit nga i dëmtuari Hajzer Maloku shumën e të hollave prej 1200 eurove.

Në aktakuzë thuhet se Verbovac paratë i kishte marrë për ta punësuar në KEK Malokun.

KALLXO.com ka shkruar edhe për një proces tjetër gjyqësor në të cilin një ish-zyrtar i lartë i PTK-së u dënua me burgim me kusht dhe gjobë ngase mori ryshfet për të punësuar disa persona në këtë organizatë.

http://kallxo.com/ish-zyrtari-ptk-se-denohet-kusht-per-ryshfet/