Hedhja e gazit në një seancë të Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Akuza për Lotsjellës i takon NISMËN e VV-në

Edhe pse në zgjedhjet e fundit garuan të ndarë, ish deputeti i NISMËS Haxhi Shalën dhe ish deputeti i VV-së Ismajl Kurteshi do paraqiten sot së bashku në gjykatë për t’u përballur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës.

Gjykimi pritet të mbahet para gjykatësit Vehbi Kashtanjeva dhe ka të bëjë me akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në kohën kur NISMA e Vetëvendosje kishin themeluar një bllok opozitar për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.

Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë ndaj deputetëve Shala dhe Kurteshi më 6 janar të vitit të kaluar nën akuzën e përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

 

http://kallxo.com/aktakuza-ndaj-deputeteve-kthehet-ne-rivendosje/