Teatri Kombëtar i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Aktorët e Teatrit Kombëtar sot Ndërpresin Grevën

Është arritur marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe aktorëve rezidentë të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi njoftoi se ata sot do të ndërpresin grevën.

Vendimi do të publikohet sot, në një konferencë për medie, raporton rtv21.tv.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ditë më parë kishte njoftuar se nëse nuk realizohet kërkesa e tyre për rritje pagash në nivel universitar, nga e premtja nuk do të ketë më shfaqje në këtë institucion/21Media