Aktivisti shqiptar në Zvicër i angazhuar në marrëdhëniet mes dy shteteve

Hilmi Gashi, aktivist dhe sindikalist shqiptar i Kosovës që jeton në Bern të Zvicrës thotë se institucionet kosovare nuk i marrin shumë parasysh këshillat e diasporës sa i përket marrëveshjeve Zvicër-Kosovë.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Gashi ka treguar përvojën e tij si aktivist në Zvicër.

“Tash e 14 vite punoj në një prej shoqatave që përfaqësojnë interesat e grupeve të caktuar, në këtë rast punëtorëve. Me profesion jam menaxher i organizatave jo profitabile. Përveq punës profesionale çështja e Kosovës edhe në këto 30 vitet e fundit nuk më kanë lënë rahat me nisma të ndryshme, duke filluar me emisione në gjuhën shqipe në radio lokale e deri te iniciativat e ndryshme qytetare”, tha Gashi.

Ai megjithatë tregoi se ka qenë aktiv që  Kosova të vazhdojë marrëveshjet e mira bilaterale me Zvicrën.

“I’a kemi tërheq vërejtjen që në momentin që shpallet Kosova shtet këto marrëveshjet bileterale mos i negocioni, por pranoni dhe ndërrojani stemën se janë marrëveshje të mira. Kur u shpall pavarësia është informu Kosova dhe nuk kanë pranuar ti marrin si pako por t’i negociojnë një nga një dhe deri më tani janë negociuar vetëm ato që shkojnë në favor të zvicrrës dhe jo të Kosovës”, tha Gashi.

Në debatin për diasporën përballë Jeta Xharrës flasin edhe Shpresa Loshaj- Zyrtare në qeverinë kanadeze, Lulzim Syla, ekspert i energjisë në Koln, Mark Kosmo, Ekonomist në Boston, Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës Germin dhe Brikena Muharremi, Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Britani.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: