Konferenca e kundërshtuesve të restorantit në kala | Foto: KALLXO.com

Aktivistët: Pushteti u Dorëzua Para Presionit për Kalanë

Grupi i qytetarëve dhe shoqërisë civile të Vushtrrisë që kishin nisur iniciativën për ta kundërshtuar vendimin e Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Kosovë që brenda kalasë të bëhet një restorant, sot para këtij objekti kanë mbajtur një konference për media.

Leonora Aliu, njëra nga organizatorët e kësaj iniciative, ka thënë së  qytetarët e Vushtrrisë i treguan pushtetit se askush nuk mund ta marrë hapësirën publike te fëmijëve te tyre.

“Presioni që qytetarët e bënë për afro një javë ka treguar se heshtja e qytetareve ndaj pushtetit te korruptuar ka mbaruar. Qytetarët e mbrojtën Kalanë e Vushtrrisë dhe pushteti më në fund i është dorëzuar presionit të qytetarëve dhe ka shkëputur kontraten me dajën e kryetarit Mulaku”, tha Aliu.

Dje KALLXO.com shkroi për ndërprerjen e kontratës për ndërtimin e restorantit në kala. Personi që e kishte fituar këtë kontratë ishte daja i kryetarit të Vushtrrisë Bajram Mulaku.

http://kallxo.com/shkeputet-kontrata-dajen-e-kryetarit-per-kalane-e-vushtrrise/

KALLXO.com shkroi edhe për kundërshtimin që OJQ-të e Vushtrrisë i kishin bërë fillimit të ndërtimit të restorantit në kala.

http://kallxo.com/ojq-te-e-vushtrrise-kunder-restorantit-ne-kala/

Kryetari Mulaku i kishte thënë KALLXO.com se nuk kishte gisht në dhënien e kontratës për restorantin që Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore i dha të afërmit të tij.

Daja i Kryetarit Mulaku Merr në Shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë

Kundërshtuesit e ndërtimit të restorantit në kala në fund të konferencës falënderuan edh mediet për përkrahjen që kalaja e Vushtrrisë të mbetet e qytetarëve.