Aktakuzë të Dyshuarve për Grabitje të Parave dhe Arit

Sipas prokurorisë, katër të dyshuarit R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga Prizreni, akuzohen se së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Aktakuza i ngarkon ata se më 06.10.2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe  nga  e njëjta  kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.