Foto-ilustrim

Aktakuzë për Vrasjen Vitin e Kaluar në Dragash

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit H.S. për shkak të veprës penale – vrasje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, H.S. më 7 korrik 2016 në komunën e Dragashit e ka privuar nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake në mes të viktimës N.S., dhe të pandehurit lidhur me shfrytëzimin e ujit dhe derisa viktima N.S. hyn në automjetin e tij, i afrohet i pandehuri dhe me revolverin “Sauer & Sohn” me numër serik U 00 146 me dashje shkrep njëherë në drejtim të viktimës, me ç’ rast e godet viktimën me një predhë në pjesën e përparme të qafës, nga e cila plagë viktima vdes në vendin e ngjarjes.

Me këto H.S. ka kryer veprën penale, të vrasjes dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

KALLXO.com kishte raportuar për caktimin e masës së paraburgimit të caktuar ndaj të dyshuarit H.S.

http://kallxo.com/vrasje-ne-dragash-arrestohet-dyshuari/

Po ashtu, KALLXO.com kishte raportuar për këtë vrasje që ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar.