Pamje nga Vushtrria

Aktakuzë për Vrasjen e një Fëmije në Kohën e Luftës

Është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj personit me inicialet Z. V. për krime lufte të kryera në Komunën e Vushtrrisë në prill të vitit 1999.

Z. V. akuzohet nga prokuroria së më 18 prill 1999 në cilësinë e rezervistit të policisë serbe dhe me uniformë të saj qëlloi me armë në gjoks nga 30 metra fëmijën 13 vjeç me inicialet B. M., i cili sipas aktakuzë vdiq menjëherë.

Aktakuza sqaron se fëmija tjetër me inicialet F. M. që ishte me fëmijën e vrarë, arriti t’u shpëtojë të shtënave duke u fshehur afër murit të një dyqani.

Z. V. akuzohet edhe për dëbimin me dhunë të një familjeje në Vushtrri më 17 prill 1999 dhekeqtrajtmin e personit me inicialet S. M.

“Pasi ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit S.M., rrëmbyshëm kanë hapur derën e korridorit dhe aty e kanë takuar të dëmtuarin e lartcekur, ku i pandehuri Z.V. fillimisht i ka vendosur tytën e armës se tij kallashnikov në gjoks duke i thënë ‘i ke dy minuta kohë ta lëshosh shtëpinë’”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, S. M. U plaçkit nga i akuzuari duke iu marrë  350 marka gjermane dhe 470 dinarë, ndërsa më pas atij iu dogj shtëpia.

“I dëmtuari ishte detyruar që menjëherë ta vesh nënën e sëmur e të palëvizshme dhe ta qes jashtë shtëpisë në oborr, e nga aty me veturën e tij ta largojë familjen duke e dërguar në shtëpinë e T.F. afër varrezave të qytetit të Vushtrrisë, ndërsa pas pak kohë kur i dëmtuari kthehet ai shef se shtëpia e tij kishte marrë zjarr”, thuhet në aktakuzë.

Për këto veprime i akuzuari ngarkohet për krime lufte.

Prokuroria Speciale edhe në maj të këtij viti ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj personit me inicialet Z. V. për krime tjera lufte të kryera në Vushtrri.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-zoran-vukotiqit-per-krime-lufte/