Një marsh kundër vrasjes së Donjeta Pajazitit dhe vrasjeve të tjera në Deçan - Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për Vrasjen e Donjeta Pajazitit

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P. më 9.11.2015, rreth orës 14:30, në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore, ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajaziti.

“Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes. E ndjera gjendet pas më shumë se një muaji e vdekur”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim për Publikun të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Andaj, i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën e lartcekur penale”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Vrasja e Donjeta Pajazitit kishte ngjallur protesta gjatë të cilave është kërkuar zbardhja e këtij rasti.

http://kallxo.com/kerkohet-ndricimi-i-vrasjes-se-donjeta-pajazitit/

KALLXO.com ka raportuar edhe nga seanca kur i pandehuri doli para Gjykatës.

http://kallxo.com/flet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitit/