Foto-ilustrim

Aktakuzë për Vrasje në Tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve R.Xh., B.Xh. dhe A.S.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari R.Xh. më 20.05.2017, afër shtëpisë së tij së bashku me prindin e tij B.Xh, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë, fillojnë të përleshen me të dëmtuarin A.S., ku i akuzuari R.Xh. e godet me thikë dy herë, therje këto te cilat kanë rezultuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit.

Me këto veprime i akuzuari R.Xh., ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, ndërsa për të akuzuarin B.Xh. është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje.

Për të akuzuarin A.S., është ngritur aktakuzë për veprat penale lëndim i rëndë trupor dhe lëndim i lehtë trupor.