Prokuroria në Prizren | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për Vrasje në Tentativë në Prizren

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër personit I.M., nën dyshimin se ka  kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari më 08.11.2017  në lagjen “Arbana” të Prizrenit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake lidhur me një çështje pronësore të pazgjidhur, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë që me armë të zjarrit-pistoletë nga një distancë prej 1-1.5 metër ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit në pjesën e stomakut duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

​Me këto veprime I.M. ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Këshilli Prokurorial i Kosovës.