Prokuroria në Prizren | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për Grabitjen e Telefonit të Shtetasit Holandez

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj personave me inicialet E. S., F. K. dhe J. K. për grabitje dhe lëndim të lehtë trupor të një shtetasi holandez.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit, E. S., F. K. dhe J. K. akuzohen se më 3 korrik 2017 e kanë sulmuar fizikisht shtetasin holandez me inicialet J. S. K., duke kërkuar prej tij të holla dhe duke e kontrolluar nëpër xhepa.

Sipas aktakuzës këtij shtetasi të akuzuarit ia morën pastaj një telefon mobil të tipit “Sony-Experia”, në vlerë 600 euro.

Këtë grabitje sipas prokurorisë të akuzuarit e kryen për përfitim të kundërligjshëm pasuror.