Aktakuzë për Avokatin e Dyshuar për Mashtrim

Sipas aktakuzës, i pandehuri Çekaj, në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëme materialë personit tjetër e ka mashtruar në kontinuitet të dëmtuarën M.I., nga data 06.01.2015 e deri më datën e arrestimit të tij më 15.02.2017.

Çekaj ishte arrestuar gjatë pauzës së nbjë seancë në Pejë, dy muaj më parë.

Sipas aktakuzës, Çekaj kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, një shumë të përgjithshme prej 43 mijë euro, si dhe shumën tjetër të cilën i pandehuri e ka marrë nga e dëmtuara në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë prej 40 mijë euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit më 15 shkurt.

Dëmi i shkaktuar të të dëmtuarës tejkalon shumën prej 50 mijë euro.

http://kallxo.com/avokatit-haxhi-cekaj-ndalohet-hyrja-ne-gjykate/