Aktakuzë Ndaj Inspektorëve Ndërtimorë

“Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve, B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, për shkak se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit si inspektorë të ndërtimtarisë akuzohen se së bashku në periudhën kohore 2013-2014 me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre të përcaktuara me ligj me qëllim që të përfitojnë për veten ose personin tjetër, apo t’i shkaktojnë dëme personit tjetër.

Të akuzuarit ngarkohen se nuk kanë ndërmarrë hapa për të rrënuar ndërtimet pa leje, ose ato që kanë tejkaluar lejen e lëshuar duke dëmtuar kështu Komunën e Gjilanit.