Ferid Agani - Foto: Facebook

Aktakuzë Ndaj Ferid Aganit për Trajtimet Jashtë Spitaleve Publike

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër 64 të pandehurve,  në mes tyre edhe ndaj Ferid Aganit, ish-ministër i Shëndetësisë dhe Gani Shabanit sekretar i kësaj Ministrie.

Në këtë aktakuzë janë përfshirë gjithsej 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Prej të akuzuarve janë 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si  dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionarë të këtyre institucioneve private shëndetësore.

Ferid Agani dhe Gani Shabani akuzohen për keqpërdorimi të pozitës zyrtare.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore, për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës ashtu që në vend që të lejoheshin pagesat deri ne 70% të shpenzime për trajtim mjekësor, të njëjtit lejuan pagesat prej 100 % edhe për rastet kur nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, pra për rastet kur pacientët nuk ishin invalidë të luftës ose raste sociale.

Pika e dytë e akuzës i ngarkon të të pandehurit G. B., S. Gj., F. Sh., B. Z., H. S., B. G., F. H., K. P., D. G., H. Q., A. K., E. P., E. H., A. P., N. M., D. K., A. B., Xh. K., L. P., R. M për keqpërdorim të pozitës po ashtu.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë u kanë lëshuar pacientëve ose familjarëve të tyre letrat referuese për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi që të njëjtit i kishin kryer të gjitha trajtimet mjekësore dhe më nuk kishin nevojë për trajtim mjekësor.

Sipas prokurorisë në disa raste këto letra referuese i kishin lëshuar edhe për persona të vdekur,  të cilat letra pastaj ishin njëri ndër kushtet kryesore për t’ua mundësuar të pandehurve F.A. dhe G.Sh. që të lejonin pagesat për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, të cilat pagesa për periudhën 2011 – 2015 kanë arritur për të dy spitale private në shumë prej 4,555,553.00 euro.

Sipas pikës 3 të aktakuzës të pandehurit: G. B., D. G., E. M., N. R., N. Z.,  A. K., S. Gj., F. S.,  L. K.,  H. S., B. Z., R. E.,  H. H., B. G., F. S., A. L., A. B., H. Q., G. B.,  B. M., D. M., B. K., F. S., M. G., M. S., Sh. Sh., F. H., K. P., B. G., B. P., F. Sh., M. A., I. A., P. A., A. S., S. Sh. dhe L. P., janë akuzuar secili për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe marrje të ryshfetit.

Sipas Prokurorisë, këta të pandehur duke bashkëpunuar më pronarët dhe aksionarët e spitaleve private “IMH” dhe “EDA” kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, duke referuar dhe dërguar pacientë nga institucionet publike shëndetësore në këto dy spitale private.

Sipas Prokurorisë për këtë kanë marrë ryshfet nga këto spitale, shuma të parave që shkonin deri në 500 euro nëse pacienti i referuar / dërguar vendoste stentë dhe 150 euro nëse pacienti bënte vetëm koronarografinë. Shumat e ryshfetit që merrnin këta të pandehur sillen nga 150 euro deri në 21,985 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës me  veprimet e tyre këta të pandehur u shkaktonin dëm pacientëve, i cili dëm sillej nga 700 euro deri në 18,000.00 euro për person dhe më këto veprime për periudhën 2011-2015 ia kanë mundësuar përfitimet financiare spitalit “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro ose të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro.

Skandalet e Mjekëve me Stenta

http://kallxo.com/rasti-stenta-nje-vit-pas-zgjerohen-hetimet-e-nuk-ka-aktakuze/