Ilustrim: Drogë e konfiskuar në një aksion të mëhershëm të Policisë - Foto: Policia e Kosovës

Aktakuzë Ndaj Dy Shtetasve Shqiptarë për 39 Kg Drogë

Për këtë vepër penale, Kodi Penal i Kosovës parasheh deri në 15 vjet burg.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit më datë 22 tetor 2016, pa autorizim kanë ndërmjetësuar transportin e dërgesës të  substancës psikotropike të llojit marihuanë, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që A.M., Gj.K. dhe K.Z. janë nisur në drejtim të kufirit Kosovë-Shqipëri për të sjellë dërgesën në Kosovë prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve substancë psikotropike e llojit marihuanë.

“Të akuzuarit Gj.K. dhe K.Z. duke komunikuar dhe koordinuar me të akuzuarin A.M. kanë futur dërgesën e marihuanës nga Shqipëria në Kosovë. Por, pas intervenimit të Policisë së Kosovës, të akuzuarve u janë gjetur 60 paketime të mbështjella me substancë psikotropike të llojit marihuanë dhe një qese me ngjyrë të zezë, po ashtu të mbushur me substancë psikotropike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve. Ndërsa, ndaj të akuzuarit A.M. Prokuroria ka ngritur më herët aktakuzë për veprën e njëjtë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.