Foto-ilustrim

Aktakuzë Kundër Tre të Dyshuarve për Grabitje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J.G. L.G. dhe T.Th. për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit duke vepruar në grup kanë kryer vepër penale grabitje.

Sipas aktakuzës, të pandehurit J.G. L.G. dhe T.Th., më 24.11.2016 rreth orës 20:27 në Pejë, rr. “UÇK”, në marketin “E-Market”, duke vepruar në grup, pasi paraprakisht ishin marrë vesh, i kishin ndarë detyrat për kryerjen e grabitjes.

Me të arritur në vendin e lartcekur, të pandehurit L.G. dhe J.G. dalin nga vetura të cilën e drejtonte i pandehuri T.Th., vënë maskat në kokë dhe futen në lokalin ku vetëm ishte e dëmtuara V.K. Aty i pandehuri L.G. nën kërcënimin e armës i drejtohet të dëmtuarës e pastaj së bashku me të pandehurin J.G. marrin paratë, largohen nga aty dhe më pas paratë i ndajnë në mënyrë të barabartë, njofton përmes një komunikate Këshilli Prokurorial i Kosovës.