Aksioni për Lirimin e ‘Bab Club’ dhe Pronave të Uzurpuara (VIDEO)

 

Në edicionin e së premtes rubrika ‘Policia’ ka publikuar detajet e planifikimit dhe realizimit të operacionit për lirimin e pronave të uzurpuara përfshirë lokalin ‘Bab Club’ dhe disa lokale të tjera në Prishtinë, Mitrovicë e Ferizaj. Në reportazhin e filmuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë transmetuar detaje nga takimet e policisë me Prokurorinë e Shtetit ku janë ndarë detyrat e është planifikuar aksioni.

Në Prishtinë më 6 maj janë liruar shtatë lokale të cilat kanë qenë të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.

Për këto lirime pronash shkroi edhe KALLXO.com.

http://kallxo.com/policia-ne-aksion-per-largimin-e-uzurpatoreve-nga-pronat-e-akp-se/

Operacioni i dytë i policisë është realizuar më 20 maj me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku është arritur të lirohen dy objekte të uzurpuara, në dy lokacione të ndryshme, njëra në qytetin e Vushtrrisë dhe tjetra në qytetin e Mitrovicës.

Në Ferizaj më 20 maj me urdhëresë të Gjykatës Themelore janë liruar tri lokale afariste të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.