Aksioni i Policisë për Kërkim Armësh në Vushtrri

Në Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni i bastisjeve për kërkim armësh në Vushtrri.

“Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën “Policia” tregoi filmimet e aksionit të Policisë së Kosovës në Vushtrri dhe në një fshat të saj, gjatë të cilit pas bastisjeve u konfiskuan tri armë të kalibrave të ndryshëm dhe 300 fishekë.

NDËRLIDHUR

Eprorët policorë, teksa njoftuan për aksionin, u treguan pjesëtarëve të forcave të rendit se ata po shkonin për bastisje në shtëpitë e disa personave që kohëve të fundit kishin qenë aktivë dhe kishte pasur raste që i kishin sulmuar policët.

Megjithatë, aksioni i policisë shkoi si duhet dhe gjatë tij u bastisën pesë lokacione të ndryshme.

Bastisjet u kryen pasi policia kishte informata se katër persona dyshoheshin se merreshin me shitblerje të armëve dhe municionit.

Në pamjet ekskluzive mund të shihni në tërësi aksionin e policisë në të ftohtin e janarit të sivjetmë dhe zbulimin e armëvë të fshehura nëpër ambiente të brendshme familjare.

Edhe në prill të vitit të kaluar në “Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamje të një aksioni për kërkim armësh në Shtime.

Edhe atëherë gjatë bastisjeve ishin gjetur dhe konfiskuar tri armë, ndërsa ishte arrestuar një person.

Aksioni i Policisë-Gjetja e Armëve në Shtime

12 Shkurt 2017 - 22:15

Adelina Ahmeti 12/02/2017 - 22:15
NDËRVEPRIMI193

Aksioni i Policisë për Kërkim Armësh në Vushtrri

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI