Arrestimi i Fisnik Tolajt. Foto: Kallxo.com

Aksioni i Policisë dhe Prokurorisë në Shtëpinë e Gjykatëses Tolaj

Prokuroria në Pejë e ndërmori këtë aksion më 13 janar një ditë pasi u publikua promo e pjesës së parë të hulumtimit për mito në emër të gjykatëses Safete Tolaj, nga i biri i saj Fisniku.

Prokuroria e shtetit kishte urdhëruar që të kryhet bastisje në shtëpinë e gjyqtares së Gjykatës së Deçanit, Safete Tolajt.

Fisnik Tolaj ishte në shtëpi gjatë bastisjes së policisë, e kur u pyet nga këta të fundit se a kishte diçka të jashtëligjshme në shtëpi ai u përgjigj me “Jo”.

Policia gjeti mjaftueshëm prova për të arrestuar Safete e Fisnik Tolajn, si 60 kopje dokumente me vulë dhe nënshkrim të gjykatës komunale për kundërvajtje në Deçan, 50 ekzemplarë të pastra të vulosura me vulë të Gjykatës Themelore të Deçanit dhe disa aktvendime të lëshuara nga Safete Tolaj.

Safete Tolaj dhe djali i saj Fisnik Tolaj u arrestuan dhe u dërguan në stacionin policor.

https://www.youtube.com/watch?v=4U8VWNZUOCM