Aksioni i Policisë- Arrestimi i të Dyshuarit për Vjedhje

Në Rubrikën “Policia” u shfaqën pamje të aksionit të arrestimit të një të dyshuari për vjedhje.

Në pamje shihet se pas arrestimit të të dyshuarit për vjedhje, policia u nis bashkë me të për të gjetur gjësendet e përvetësuara paligjshëm.

I dyshuari i tha policisë se dy çanta me ato që kishte vjedhur i kishte hedhur në një kontejner.

Por policët nuk arritën t’i gjejnë ato gjëra, pasi kur arritën në vend të ngjarjes kontejnerët ishin boshatisur nga kompania e menaxhimit të mbeturinave.

Policët pastaj u nisën drejt shtëpisë së të dyshuarit ku gjetën një llaptop, një orë dore dhe një çelës që dyshohet se u përdor që ai të hynte në shtëpinë ku vodhi.