Aksioni: Policia i Përgjigjet Rastit të Vjedhjes në Pejë

Në kuadër të rubrikës “Policia” në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni policor në Pejë, i cili kishte të bënte me një rast vjedhjeje që kishte ndodhur në një prej lagjeve të qytetit.

Pasi ishin njoftuar për rastin, njësitet policore shkuan në vendin e ngjarjes.

Kryesi i vjedhjes kishte depërtuar nga dritarja e banjos dhe kishte hyrë në dhomat e tjera të shtëpisë.

Ekipi i Policisë që ishte në vendin e ngjarjes e ftoi njësinë e Forenzikës.

I pyetur nëse mungonte diçka me vlerë të madhe në shtëpi, personi i cili ishte në vendin e ngjarjes tha se shtëpia nuk është e tij dhe se ende nuk e di nëse mungon ndonjë gjë.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë së vjedhur Policia hasi edhe në një mjet të ftohtë – thikë.

Pas përfundimit të aksionit policor, rasti është inicuar në Polici si vjedhje por nuk kishte të arrestuar.