Armët e gjetura në Vushtrri | Foto: KALLXO.com

Aksion i Policisë për Armë Ilegale në Vushtrri

Policia e Kosovës sot në Vushtrri dhe në fshatin Pantinë të saj arrestoi tre persona, kreu bastisje dhe konfiskoi disa armë.

Lajmin për zhvillimin e këtij aksioni e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti

“Policia sot në mëngjes ka arrestuar tre persona , ka bastisur pesë lokacione, ka gjetur katër armë të gjata, 160 fishekë, një shufër metalike dhe disa gjësende të tjera,” tha Zahiti për KALLXO.com.

Ai tregoi se të arrestuarit nga policia aktualisht janë duke iu nënshtruar procedurave të intervistimit.

Pamjet e aksionit të sotëm të policisë së stacionit të jugut të Mitrovicës do të keni mundësi t’i shihni në njërin nga emisionet e ardhshme të “Drejtësisë në Kosovë” në Rubrikën “Policia”.

bastisja1

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksione e kontrolle policore. Këto shktrime mund t’i lexoni këtu.