Foto-ilustrim

Aksion i Policisë Kundër Përdoruesve të Narkotikëve në Prishtinë

Rasti i parë sipas raportit të përditshëm policor është regjistruar në rr. “Driton Hoxha”,  rreth orës 20:05, kur është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë te rregullt.

Rasti tjetër është regjistruar në Pallatin e Rinisë rreth orës 21:45, kur është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese (2.5 gr) me  substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë te rregullt.

Po ashtu, te Pallati i Rinisë rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një  1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit edhe ky i dyshuar është  liruar në procedurë te rregullt.

Ndërsa, në rr. “Isa Kastrati” rreth orës 23:45 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me   substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë te rregullt.