Foto: Let's Do It Kosova

Aksion Pastrimi në Stanishor të Gjilanit

Let’s Do It Kosova nesër organizon aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë qindra vullnetarë.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, “Let’s Do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turistike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila do të ofrojë makinerinë e saj për largimin e mbeturinave.

Për pjesëmarrje në aksion, Let’s Do It Kosova ka ftuar edhe të gjitha organizatat joqeveritare në Komunën e Gjilanit.

Let’s Do It Kosova u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të japin kontributin e tyre për mjedis më të pastër në komunën e tyre.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për problemin e mbeturinave në Kosovë.