Djegia e bimëve narkotike | Foto: KALLXO.com

Aksion Antidrogë në Pejë e Deçan

Këtyre bimëve pastaj iu vu flaka, duke u kryer asgjësimi i tyre.

Policia gjatë aksionit gjeti dhe konfiskoi edhe një sasi të vogël të marijuanës së gatshme.

Po ashtu u konfiskua edhe një granatë dore dhe një armë e tipit AK 47, ndërsa u arrestuan tre persona.

Xhirimet e këtij aksioni mund t’i ndiqni në Rubrikën “Policia” në njërën nga emisionet e ardhshme të “Drejtësisë në Kosovë”.

Në lidhje me këtë aksion të cilin e emëroi me emrin “Lumbardhi” komunikatë lëshoi edhe policia e Kosovës.

Watermarked Photo (1)

Në komunikatën e policisë thuhet se të arrestuar janë personat me inicialet A. T., S. O. Dhe A. T., ndërsa janë konfiskuar 376 bimë narkotike të llojit marijuanë, 33 gramë të marijuanës, një peshore digjitale, një armë AK 47 dhe 71 fishekë 7.62 milimetra.

Edhe dje në Leshan të Suharekës policia çrrënjosi 80 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në gjatësi dy-tri metra.

http://kallxo.com/policia-crrenjos-80-bime-kanabisi/