Tri vetura me tabela të huaja janë aksidentuar në afërsi të Liqenit të Badovcit - Foto: KALLXO.com

Aksidentohen Tri Vetura me Tabela të Huaja, Ka të Lënduar

Veturat janë me tabela të vendeve perëndimore,

Në këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 16:20, është lënduar një person, i cili është dërguar në drejtim të QKUK-së.

KALLXO.com sjell fotot nga vendi i ngjarjes.

Ky aksident, në të cilin janë përfshirë vetura me tabela të huaja ndodh në kohën e debatit që po zhvillohet në Kosovë rreth vozitjes së mërgimtarëve tanë.

Si pasojë e një vozitjeje të shpejtë, në orët e para të ditës së premte në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës është aksidentuar një veturë e drejtuar nga një mërgimtar. Katër persona që gjendeshin në veturë kanë vdekur dhe i pesti për shkak të lëndimeve po trajtohet në QKUK.

http://kallxo.com/policia-konfirmon-dy-burra-e-dy-gra-te-vdekur-ne-aksident/

KALLXO.com publikoi mbrëmë një video-incizim, në të cilin shihet se si shoferi i një kamioni-cisternë me tabela vendore hynte në tejkalim në mënyrë të rrezikshme, duke i rrezikuar seriozisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pamjet e këtij tejkalimi të rrezikshëm mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm: