Aksidenti |Foto: KALLXO.com

Aksident Zinxhiror- Pesë të Lënduar

Tri automjete jnë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në orën 13:00 në magjistralen Gjilan- Prishtinë.

Lajmin për aksidentin e bën të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate.

“Në këtë aksident janë lënduar pesë persona dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Florie Ahmeti- Haziraj, zëdhënëse e Policisë rajonale në Prishtinë.

Në aksident sipas komunikatës janë përfshirë një veturë e tipit “Passat”, një tjetër e llojit “Polo” dhe një kamion.

Një fotografi nga një aksident i mëhershëm në këtë magjistrale erdhi në KALLXO.com nga një qytetar.