Arkiva - Foto: KALLXO.com

Aksident Tragjik, Vdes Biçiklisti

Aksidenti tragjik ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën që çon nga fshati Dumnicë në drejtim të Podujevës, afër Fabrikës së Armaturave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas komandantit Fejzullahu ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe prokurori dhe me urdhër të tij shoferit të kamionetës i është caktuar masa e arrestit për 24 orë.

Ndërsa, trupi i viktimës, sipas togerit Fejzullahu, është dërguar për obduksion.