Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Aksident trafiku, vdesin dy persona

Policia e Kosovës njoftoi se në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 05:35 në rrugën Ferizaj-Shtime në dalje të fshatit Koshare kanë vdekur dy persona.

“Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B. 40 vjeçar), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara vdiqën”, thuhet në njoftimin e policisë Rajonale të Ferizajt.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të Prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rrugor në bashkëpunim me prokurorin e shtetit./21Media