Foto-ilustrim

Aksident Trafiku, Vdes Njëri Shofer

Aksidenti i komunikacionit, sipas raportit të përditshëm të Policisë ka ndodhur dje në fshatin Babush të Ferizajt rreth orës 10:40.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga ngasësit mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Këtë rast Policia po e trajton si aksident trafiku me fatalitet.