FOTO ARKIV: Ilustrim

Aksident Trafiku në Durrës, Humb Jetën 55-Vjeçari

Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit te Shenavlashit, 4 kilometra larg qytetit të Durrësit.

Sipas policisë viktima ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është goditur nga një mjet tip “Opel”.

Policia e Durrësit mori në pyetje drejtuesin e automjetit, ndërkohë që 55-vjeçari ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e drejtuesit të mjetit mësohet se viktima tentoi të kalonte rrugën në një distance shumë të afërt me veturën. /21Media