Foto: Ilustrim

Aksident Trafiku, Humb Jetën 25-Vjeçja

Një 25-vjeçare ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku afër Drenasit.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në magjistralen Drenas- Skenderaj, më saktësisht në fshatin Tërstenik.

Komandanti i Trafikut i Policisë Rajonale të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, tha për KALLXO.com se aksidenti është rezultat i tejkalimit të pasigurt të kolonës.

“Arsyeja e këtij aksidenti ka qenë një tejkalim i pasigurt ku vetura ka tentuar të tejkalojë një kolonë”, tha Fejzullahu.

Sipas komandantit, të përfshira në këtë aksident janë një veturë dhe një kamionetë.

Po ashtu, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

“Ekipi mjekësor ka dalë në vend të ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e 25-vjeçares. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, shtoi Fejzullahu.