Aksident me të Lënduar te Mensa e Studentëve

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:00 në Prishtinë, në rrugën përballë Mensës së Studentëve.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura,

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë aksident trafiku ka persona të lënduar.

“Në aksidentin që ka ndodhur afër Mensës së Studentëve ka të lënduar, por lëndimet e tyre janë të lehta”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Sipas zëdhënësit, aksidenti me gjasë është shkaktuar nga mospërshtatja e shpejtësisë me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike.

Në pamjet e KALLXO.com shihet auto-ambulanca e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë së paku një të lënduar.

Daut Hoxha ka treguar se sot ka pasur edhe disa aksidente të tjera.

Duke pasur parasysh numrin e madh të aksidenteve në ditët e fundit, dje Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti nga drejtuesve të automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.