Arkiva - Foto: KALLXO.com

Aksident me të Lënduar në Prishtinë

Në qendër të Prishtinës sonte rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident një veturë taksi për arsye ende të panjohura ka goditur biçiklistin në rrugën “Xhorxh Bush”.

Aksidentin për KALLXO.com e konfirmoi komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas komandantit Fejzullahu, edhe taksisti edhe biçiklisti në momentin e aksidentit po lëviznin në drejtim të njëjtë.

“Taksistit i është hapur rast në Polici, ndërsa biçiklisti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Fejzullahu për KALLXO.com.

Sipas komandantit të Trafikut Regjional të Prishtinës, biçiklisti nuk ka pësuar lëndime shumë të rënda.