Foto-ilustrim

Aksident me të Lënduar në Mitrovicë

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të trafikut në rrugën rajonale Mitrovicë –Kaqanoll.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar në ora 10:35, i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë- Kaqanoll përkatësisht në fshatin Bare, të përfshira në aksident dy vetura civile, si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë kërkuar tretman mjeksor në spitalin rajonal në Mirovicë”, tha Zahiti.

Sipas tij, nga shikimi i parë, shkaku i aksidentit ka qenë pakujdesia e njërit nga drejtuesve të automjetit i cili mori veprim të pasigurtë për kthim në të majtë.