Aksident me të lënduar në Gjakovë - Foto: KALLXO.com

Aksident me të Lënduar në Gjakovë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 10:00 në rr. “Minatori”, në lagjen “Brekoc” të Gjakovës.

Sipas një qytetari, i cili në KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Sipas tij, së paku një i lënduar është transportuar nga autoambulanca.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Gjakovës.

“Në aksident janë të përfshira 3 vetura, të cilat kanë pësuar dëme materiale. Janë dy persona të lënduar lehtë. Të lënduarit janë shoferë të automjeteve“, ka thënë për KALLXO.com Lirije Podrimaj.

Sipas Podrimajt, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të shenjës vertikale të trafikut.