Aksident i Rëndë Trafiku në Vragoli

Një qytetar ka dërguar foto në KALLXO.com.

Sipas fotografive shihet se një veturë “Mercedes”, e cila është përplasur për një shtyllë betoni.

Qytetari ka treguar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Sipas këtij qytetari, në këtë aksident janë lënduar rëndë dy persona.

Ajo që shihet po ashtu në foto është vetura, e cila është dëmtuar rëndë.