Pamje nga aksidenti i 22 gushtit në magjistralen Prishtinë-Podujevë - Foto: KALLXO.com

Aksident i Rëndë, Një i Vdekur e Katër të Lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Në këtë aksident, në të cilin janë përfshirë dy automjete, sipas Policisë, ka mbetur i vdekur një person dhe 4 të tjerë janë lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Sibovc rreth orës 7:00. Në këtë aksident ka mbetur i vdekur shoferi i njërës prej automjeteve të përfshira në aksident dhe katër persona janë lënduar, tre prej të cilëve rëndë“, ka thënë për KALLXO.com komandanti i Policisë së Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga vendi i aksidentit ku shihen dy automjete pothuajse tërësisht të shkatërruara.

Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë – Foto: KALLXO.com
Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë – Foto: KALLXO.com