Aksidenti i sontëm në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Aksident i Rëndë në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte te udhëkryqi afër Konvikteve të Studentëve, në Prishtinë.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, në këtë aksident janë përfshirë katër vetura.

Siç shihet nga fotografitë, një veturë e markës “Volkswagen” është e kthyer në krah dhe një tjetër po ashtu “Volkswagen” e dëmtuar. Në foto shihen edhe një veturë e markës “Citroën” dhe një taksi por qytetari nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse edhe ato ishin të përfshira në aksident.

Qytetari ka thënë se nuk e di nëse ka të lënduar.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:45.