Aksident komunikacioni në Fushë-Kosovë - Foto: KALLXO.com

Aksident i Rëndë në Fushë-Kosovë

Policia e Trafikut e Prishtinës e ka konfirmuar aksidentin për të cilin KALLXO.com raportoi pak më parë.

Sipas komandantit të Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, në aksidentin në Fushë-Kosovë janë dy persona të lënduar dhe dy automjete të përfshira.

Sipas Fejzullahut, lëndimet e të aksidentuarve nuk janë të rënda.

Ai tha se njëri prej të lënduarve është shtetas gjerman, ndonëse të dy veturat janë me tabela vendore.

23:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:10 në Fushë-Kosovë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com, në këtë aksident janë përfshirë së paku dy vetura.

Njëra prej veturave, siç shihet në fotografi, është përplasur për shtyllën e semaforëve në udhëkryqin te shkolla “Mihal Grameno”.

Qytetari ka treguar se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes është parë autoambulanca dhe vetura e Policisë.

KALLXO.com ka bërë përpjekje për të marrë hollësi nga Policia por nuk ka arritur.