Foto-ilustrim

Aksident i Rëndë, Lëndohen 9 Persona

Nëntë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, në këtë aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me veturën me targa lokale nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës godet veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull”, thuhet në raportin e Policisë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar nëntë pasagjerë në të dy veturat dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.