Foto: Ilustrim

Aksident i Rëndë Afër Podujevës, Vdes Këmbësori

Aksidenti tragjik ka ndodhur në hyrje të fshatit Dobërdol, në rrugën mes Podujevës dhe Kërpimehut.

Komandanti i Policisë së Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu, konfirmoi për KALLXO.com aksidentin, i cili ka ndodhur rreth orës 12:30.

Sipas Fejzullahut, viktimë është një burrë 54-vjeçar, ndërsa në aksident janë të përfshira dy vetura, njëra me tabela vendore e tjetra të huaja.

Policia është në vendin e ngjarjes.