Aksident afër Klinës | Foto: KALLXO.com

Aksident i Rëndë Afër Klinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të Klinës.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është rrokulisur duke mbetur e kthyer në krah, në anën e djathtë të rrugës për Pejë.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm policia, zjarrfikësit dhe makina e ambulancës.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga aksidenti.

Për dy vjet e pesë muaj në Kosovë 277 persona kanë vdekur nga aksidentet.