Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Aksident në Prizren

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident në fshatin Piranë të  Komunës së Prizrenit.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sipas raportimeve, drejtuesja femër kosovare shqiptare ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është vetaksidentuar (rrokullisur) ku si pasojë gjashtë të lënduar nga ky rast janë transportuar për trajtim mjekësor në spital të Prizrenit”, tha Hoxha.

Ai tregoi se njëri nga të lënduarit në spital mbërriti pa shenja jete.

“Dyshohet se njeri nga të lënduarit në spital ka mbrri pa shenja jete. Shkak është mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë, megjithatë të gjitha njësitet relevante kanë dalë ne vendin e ngjarjes për të kryer procedurat ligjore.”, ka thënë Hoxha.

Policia edhe një herë apeloi tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes së automjetit, sepse sipas policisë pakujdesia po rezulton me humbje tragjike të jetëve njerëzore./21Media